Profesorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB zhvillojnë takime me homologët e tyre në Universitetin e Caen – Francë

25 Prill 2024
Professors of the Faculty of Foreign Languages ​​of AAB College hold meetings with their counterparts at the University of Caen - France

Profesorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Uranela Demaj dhe Fatmir Ramadani, janë takuar me homologët e tyre nga Universiteti Caen në Normandi të Francës.

Profesorët u takuan me profesoreshën e gjuhës angleze Kizzi Edensor Costille, e cila është shefe e programit Bachelor, si dhe me profesoreshën Rebecca Black, koordinatoren e Erasmus+ për Departamentin e Gjuhës Angleze.

Në takim u diskutuan ngjashmëritë e programeve tona Bachelor dhe Master, organizimin e ligjëratave të përbashkëta, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve të gjuhës angleze në fakultetet tona përkatëse.

Share: