Profesorët e Kolegjit AAB marrin pjesë në trajnimin e projektit Homodigitalis nga Erasmus+

7 Maj 2024
AAB College professors participate in the training of the Homodigitalis project by Erasmus+

Në kuadër të projektit Homo Digitalis, të financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, profesorët e tri fakulteteve të Kolegjit AAB, Elisa Nikolla – Fakulteti i Arteve, Samir Jakupi – Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Violeta Buza – Fakulteti Shkenca Sociale, ishin pjesë e trajnimit dy ditor të organizuar në Universitetin POLIS-Tiranë me temë “Zhvillimi i stafit mbi metodologjitë inovative të edukimit – Kombinimi i metodave nga shkencat humane dhe TIK”. Në trajnim u diskutua lidhur me epokën digjitale, dallimet mes digjitalizimit dhe transformimit digjital, dhe përdorimin e burimeve gjuhësore në aplikacione të ndryshme.

Pjesëmarrësit përfituan nga trajnerët ndërkombëtarë Prof. Ernesto William De Luca dhe Prof. Francesca Fallucchi nga Otto-von-Guericke-University në Magdeburg, Gjermani.

Ky trajnim është vazhdimësi e aktiviteteve të projektit Homo Digitalis, i cili do të ndihmojë universitetet partnere nga Shqipëria, Kosova, Bosnja Hercegovina, dhe Maqedonia duke përdorur përvojën e partnerëve nga Greqia dhe Gjermania lidhur me zhvillimet kurrikulare të programeve të studimit.

Share: