Profesori Aleksandar Takovski nga Kolegji AAB ftohet të mbajë ligjëratë në Universitetin e Helsinkit

28 Shtator 2022

Profesor Aleksandar Takovski, nga Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, është ftuar të mbajë ligjëratë në Universitetin e Helsinkit në Finlandë. Takovski është ftuar të mbajë një ligjëratë në një takim shkencor të organizuar nga “Programi për Antropologji Kulturore dhe Sociale”, të Universitetit të Helsinkit, në kuadër të projektit “Brand Nationalism: Neoliberal Statecraft and the Politics of Nation Branding in Macedonia”.

Pjesëmarrësit në ligjëratë do të jenë profesorë e hulumtues të lëmisë së “Analizës së diskursit”, “Studimeve për Europën Juglindore”.

Ftesat për ligjërata jashtë vendit të stafit akademik në Kolegjin AAB, dëshmojnë përgatitjen profesionale që kanë dhe angazhimin e madh si brenda institucionit ashtu edhe jashtë Kolegjit AAB, duke e bërë atë lider të arsimit, e njëkohësisht duke shkëmbyer përvoja dhe metoda të mësimdhënies në vende të ndryshme të botës.

Share: