Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mban ligjërata në Universitetin e Graz në Austri

6 Qershor 2024

Si përfitues i bursës së mobilitetit për mësimdhënie CEEPUS Freemover, profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Fatmir Ramadani, ka mbajtur disa ligjërata në Qendrën për Studime InterAmerikane të Universitetit të Graz në Austri.

Në këto ligjërata ai u fokusua për udhëtarët shkrimtare në kontekstin europian dhe shqiptar, duke marrë shembuj shkrimtaret Edith Durham, Freya Stark dhe Isabella Bird.

Gjatë qëndrimit në këtë universitet, profesori Ramadani mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare me titull “Camps, Carceral Imaginaries, and Critical Interventions”, së bashku me profesoreshën Eriona Ajvazi dhe dy ish studentet Artiola Kajtazi dhe Erletë Morina.

Share: