Profesori i Kolegjit AAB Ardian Isufi mban ligjërata në Universitetin Šiauliai, Lituani

19 Mars 2024
AAB College Professor Ardian Isufi lectures at Šiauliai University, Lithuania

Në kuadër të shkëmbimit përmes Erasmus+ profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Ardian Isufi, ka mbajtur ligjërata për një javë në Universitetin Šiauliai në Lituani.

Ligjëratat janë zhvilluar me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ku u prit ngrohtësisht ndërsa takoi edhe profesorët e këtij universiteti.

Isufi, ndër të tjera diskutoi me profesorë nga Departamenti i Shkencave të Informatikës, për mundësi të ndryshme bashkëpunimi që përfshijnë projektet shkencore dhe iniciativat kërkimore.

Ai e cilësoi këtë përvojë si jashtëzakonisht të pasur e cila përfshinte ndërveprime, shkëmbime njohurish akademike dhe partneritet të vazhdueshëm mes dy institucioneve arsimore.

Share: