Profesori i Kolegjit AAB Ardian Sallauka mban ligjëratë në Universitetin e Sporteve të Tiranës

24 Qershor 2023
AAB College Professor Ardian Sallauka holds a lecture at the Sports University of Tirana

Profesori i Kolegjit AAB Ardian Sallauka ka mbajtur ligjëratë me studentët e nivelit master të Universitetit të Sporteve të Tiranës, si pjesë e programit të Mobilitetit Mësimdhënës. Kjo ligjëratë mbante titullin “Unveiling the Impact of Language: Psycholinguistics and its Role in Sports and PE”.

Qëllimi i saj ishte të trajtohej ndikimi thelbësor që ka gjuha në fushën e sportit dhe edukimit fizik, duke zgjuar kështu interesim të madh te studentët pjesëmarrës.

Ndër të tjera studentët patën rastin të kuptojnë nga perspektiva të ndryshme rolin kyç që ka psikolinguistika në kuptimin dhe përmirësimin e performancës në sport.

Share: