Profesori i Kolegjit AAB, Bashkim Rrahmani mori pjesë në javën e “Build Up Your Internationalization” në Lodz

21 Maj 2022

Prof.Dr. Bashkim Rrahmani mori pjesë si përfaqësues i Kolegjit AAB në javën e “Build Up Internationalization” në Lodz të Polonisë. Atje, ai po shkëmben përvoja për mësimdhënie e kërkime shkencore, komunikim ndërkombëtar e ndikim në komunitete, për programe edukimi e projekte zhvillimore, për kulturën e gjenerata të ndryshme.

Ndër të tjera, ai po ndihet mirë që kjo përvojë do të jetë fryt edhe i shume projekteve dhe ideve në të ardhmen.

“Ndihem i privilegjuar të isha i përzgjedhur nga Kolegji AAB që të isha pjesë e javës së Personelit, ndërkohë që jam i bindur që nga kjo javë do të rrjedhin ide dhe inciativa të reja. Universiteti i Lodz është një isntitucion i përgjegjshëm i arsimit të lartë, që veprimet e veta i fokuson në integrimet ndërkulturore dhe integrimet sociale”, u shpreh Rrahmani.

Përfaqësuesit tjerë që morën pjesë ishin nga shumë vende të zhvilluara evropiane si: Spanja, Gjermania, Franca, Turqia, Mali i Zi, Armenia etj.

Share: