Profesori i Kolegjit AAB pjesë e shkëmbimit të stafit nga programi Erasmus+

12 Korrik 2023
AAB College professor part of the staff exchange from the Erasmus+ program

Programi Erasmus+ përmes shkëmbimit të stafit të Kolegjit AAB ofron mundësinë për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme nga universitetet më të njohura në botë. Profesori i Fakultetit Juridik, Besard Belegu, ishte një ndër pjesëmarrësit e radhës në trajnimin e organizuar nga Radboud University në Holandë, i titulluar “Defending the rule of law in Europe”.

Ai e vlerësoi pjesëmarrjen në këtë trajnim si eksperiencë të rëndësishme në zhvillimin e aftësive profesionale dhe akademike në fushën e të drejtës kushtetuese dhe të drejtës ndërkombëtare publike.

Shkëmbimi i stafit financohet nga programi Erasmus+ si pjesë e bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me Radboud University.

Share: