Profesori i Kolegjit AAB pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Universitetit të Graz, Austri

12 Maj 2023
AAB College Professor participating in the International Conference of the University of Graz, Austria

Profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB Fatmir Ramadani po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare, të organizuar nga Qendra për Studime Inter-Amerikane e Universitetit të Grazit në Austri. Konferenca me titullin “Mediating social challenges, Art, Storytelling & Teaching practices” ka bërë bashkë universitetet më prestigjioze nga e mbarë bota. Profesori Ramadani ka përfaqësuar Kolegjin AAB me prezantimin e punimit të tij “Wealth and Money as a representative symbol of the American society – A critical review of F. Scott Fitzgerald’s selected novels”.

Kjo temë ka zgjuar interesim por edhe hapi diskutim në panelin përkatës, kurse profesori Ramadani u certifikua dhe mori ftesë për konferencën e vitit të ardhshëm.

Share: