Profesori me famë botërore në fushën e shkencës dhe letërsisë zhvillon ligjëratë në Kolegjin AAB

23 Nëntor 2023

Me ftesë të rektorit të Kolegjit AAB Lulzim Tafa, i mirëpritur nga prorektorja Venera Llunji dhe profesori Jeton Kelmendi, profesori me famë botërore Sultan Catto ka mbajtur ligjëratë për studentët me temën “Historia dhe filozofia e shkencës në zhvillimin njerëzor”. Një përshkrim detajist për rolin dhe rëndësinë e matematikës në zhvillimin e njeriut, shoqërive dhe të gjitha fushave në jetë është bërë nga profesori Catto, i cili është laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Catto është fizikant që ka një karrierë të bujshme në fushën e mësimdhënies ndërsa njihet si kontribues

në shkencë ndër vite. Përveç kësaj ai është edhe autor i dhjetëra tituj librash të poezive që janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Në lidhje me kontributin e tij Catto është nominuar dhe ka fituar çmimet më prestigjioze si Medaljen Evropiane për Poezinë dhe Letërsinë, Medaljen Evropiane për Arte, Shkenca dhe Letërsi, Medaljen e Arteve Letrare të Komunikimeve Ndërkulturore, Medaljen Hipolit Cegielski etj.

Share: