Profesori nga Kolegji AAB mban ligjëratë në Universitetin e Helsinkit

24 Tetor 2022

Profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Aleksandar Takovski, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Helsinkit – Finlandë, në kuadër të Programit për Antropologji Kulturore dhe Sociale të Universitetit të Helsinkit.

Prof. Takovski prezantoi të dhënat nga hulumtimi i tij: “Through the Laughing Glass”, para profesorëve dhe hulumtuesëve të njohur. Hulumtimet qe prezantoi prof. Takovski, kanë një rëndësi të veçantë pasi informojnë të tjerët për aspektet gjuhësore dhe kulturore të një vendi, duke lënë hapsirë për komunikim të mirëfilltë mes etnive të ndryshme.

Stafi akademik në Kolegjin AAB, ka ftesa të shpeshta nga universitetet e huaja, për mbajtjen e ligjëratave që trajtojnë një temë specifike, duke bërë që të kenë rastin ta shfaqin profesionalizmin dhe përgatitjen e tyre akademike.

Share: