Profesori nga Universiteti i Tiranës Ervin Goci mban dy ligjërata speciale me studentët e Fakultetit të  Komunikimit Masiv

27 Mars 2024
Professor from the University of Tirana Ervin Goci holds two special lectures with the students of the Faculty of Mass Communication

Me ftesë të dekanatit të Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, profesori nga Universiteti i Tiranës Ervin Goci, ka mbajtur ligjëratë speciale me dy grupe të studentëve nga ky fakultet.

Tema e ligjëratës së parë ishte “A janë rrjetet sociale media?”, ku profesori Goci u fokusua në efektet, lidhjet dhe pasojat që kanë rrjetet sociale në lajme dhe media në përgjithësi.

Ai përmendi raste të shumta të cilat bëjnë që rrjetet sociale ta këpusin burimin nga lajmi, andaj kjo nënkupton rrjedhimisht impakt të pandryshueshëm në profesionin e gazetarisë.

Kurse në ligjëratën e dytë me temën “Çrregullimi i ekosistemit të informacionit dhe pasojat mbi cilësinë e demokracisë”, u theksua rëndësia për dallimin e lajmit cilësor, investigativ dhe klasik për dallim nga ajo që servohet në rrjetet sociale.

Gjithashtu u fol edhe për pasojat që bart tërë kjo avari lajmesh e publikuar në rrjetet sociale, shpeshherë e pakonfirmuar, pa burime të sakta dhe pa fakte të besueshme.

Studentët patën rastin që gjatë diskutimeve të ndajnë përvoja dhe mendime personale në lidhje me këto dy tema, duke treguar se si i vlerësojnë rrjetet sociale dhe çfarë anë pozitive ose negative kanë ato në profesionin e gazetarit.

Share: