Profesori Shefqet Meda nga Canadian Institute of Technology mban ligjëratë në Kolegjin AAB

18 Dhjetor 2023
Professor Shefqet Meda from the Canadian Institute of Technology lectures at AAB College

Në kuadër të bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me Canadian Institute of Technology (CIT) nga Tirana, profesori Shefqet Meda mbajti ligjëratë me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të nivelit master. Tema e ligjëratës ishte “Algoritmet e Sistemeve Operative”, për të cilën studentët shfaqën interesim të theksuar.

Profesori Meda është ndarë tejet i kënaqur me vizitën dhe diskutimin që pati me studentët gjatë dhe pas ligjëratës, duke i falënderuar për mikpritjen ai shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunime të radhës.

Share: