Projekti i studentit të Shkencave Kompjuterike që ka 300 mijë vizita në muaj

14 Qershor 2018

Arbon Qorri është student në nivelin master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB i cili deri tani ka realizuar shumë projekte për kompani të ndryshme. Një ndër këto është edhe projekti Punsohu.eu, i cili ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’ju ofrojë mundësitë e lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.

Arbon Qorri tregon se Kolegji AAB e ka ndihmuar atë gjatë gjithë kohës së studimeve që ti arrij qëllimet e caktuara.

“Kolegji AAB me ka ndihmuar mua dhe shumë studentëve të tjerë, me ligjërata dhe praktika gjatë gjith kohës, në veçanti dua të falenderoi prof. Ermir Rogova i cila me ka dhënë mbështetje jo vetëm gjatë ligjëratave por edhe për mësime shtesë, gjithashtu edhe dekani Jusuf Qarkaxhija i cili vazhdon të na përkrahë me punën e tij të palodshme, kjo më ka ndihmuar shumë që të perfeksionoj anën teorike në ata praktike” tha Arboni.

Më poshtë gjeni të bashkengjitur linkun e projektit të Arbonit,

http://www.punsohu.eu/sq

 

 

 

Share: