Psikologët klinik Arbër Zeka dhe Granit Shatri flasin për “Psikologjinë e të burgosurve dhe mendjen kriminale” në Kolegjin AAB

15 Maj 2024
Clinical psychologists Arbër Zeka and Granit Shatri talk about "The psychology of prisoners and the criminal mind" at AAB College

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë ishin pjesë e ligjëratës me dy të ftuarit Arbër Zeka dhe Granit Shatri, të dy psikologë klinik, të cilët trajtuan temën “Psikologjia e të burgosurve dhe mendja kriminale”.

Ata folën bazuar në përvojë e tyre si psikologë të burgut, duke treguar raste të shumta nga përvoja e tyre e gjatë në këtë fushë.

Për studentët, të ftuarit shpjeguan dallimin mes psikologjisë forenzike dhe psikologjisë kriminale, parimet dhe shembuj me raste konkrete.

Ligjërata ishte tejet atraktive për studentët, të cilët ishin aktivë me pyetje dhe diskutime duke kontribuar në mënyrë specifike për t’u informuar nga dy psikologët për temën e përzgjedhur.

Share: