Qendra e Karrierës në Kolegjin AAB në bashkëpunim me GIZ DIMAK dhe UNDP prezantuan “Programin për Aftësim Digjital”

24 Mars 2022

Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB në bashkëpunim me GIZ DIMAK dhe UNDP, mbajtën sesion informues për projektin e “Programit për Aftësim Digjital”, për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Ky program ka për qëllim që t’i përkrah punëkërkuesit e rinjë në zhvillimin e aftësive digjitale, përmes trajnimeve intensive në fushën e teknologjisë. Trajnimet të cilat do të organizohen në kuadër të këtij projekti do të jenë: aplikacione celulari, zhvillim të webeve, inxhineri e të dhënave, marketing digjital dhe dizajn digjital. Ndërsa pas përfundimit të këtyre trajnimeve 50 të përzgjedhurit nga 110 përfituesit e trajnimeve, do të kenë mundësi për praktikë në punë me pagesë në kompani private, me kohëzgjatje prej 6 muaj.

Të drejtë aplikimi përveç studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kanë edhe studentët nga drejtimet e tjera të Kolegjit AAB. Ndërsa, u theksua gjatë prezantimit se thirrja për aplikim është e hapur deri më 08 prill 2022. Gjithashtu, kandidatët e pranuar do të mbështeten financiarisht dhe kostoja e trajnimeve do të mbulohet nga programi.

Share: