Qendra e Karrierës vazhdon me promovimin e studentëve në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj

28 Janar 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të Qendrës së Karrierës, #AABAlumniTalk që ka në fokus promovimin e studentëve të diplomuar të suksesshëm, i ftuari i radhës në kampusin e AAB-së në Ferizaj ishte Agim Ademaj. I diplomuari foli para studentëve të Fakultetit Juridik për eksperiencën gjatë kohës së studimeve, vështirësitë dhe sfidat e vazhdueshme drejt suksesit.  Ai, theksoi se koha që ka kaluar në AAB ka qenë përvoja më e mirë dhe më e rëndësishme e jetës së tij. Ndër të tjerash, Agimi inkurajoj studentët dhe këshilloj që të ndjekin ligjëratat, të jenë të rregullt dhe të mos ndalen duke vazhduar synimin drejt suksesit përgjatë studimeve bachelor dhe master.

Alumni Agimi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB në Ferizaj dhe është i punësuar në Policinë e Kosovës – departamenti kundër krimit të organizuar, drejtoria e përgjithshme regjioni i Ferizajit.

Share: