Kolegji AAB hap edicionin e pestë të Panairit të Punësimit dhe Karrierës

24 Prill 2026

Është hapur edicioni i pestë i Panairit të Punësimit dhe Karrierës në ambientet e Kolegjit AAB, ku pjesë e këtij organizimi ishin mbi 80 kompani, organizata, institucione publike dhe private, të cilat kanë ofruar mundësi punësimi dhe praktike për të gjithë studentët e AAB-së.

Në hapje të ngjarjes, rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, theksoi rëndësinë e këtij organizimi për fuqizimin dhe krijmin e mundësive të reja punësimi për të gjithë studentët.

“Të dashur studentë, shfrytëzojeni këtë mundësi për të punuar, për të mësuar si dhe për të krijuar kontakte me kompani, për të kuptuar më mirë rrugën tuaj drejt profesionalizimit”.

I pranishëm në këtë event ishte edhe Zv/ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Agon Dobruna, i cili në fjalën e tij vlerësoi iniciativa të tilla si mbështetje të rëndësishme për të rinjtë dhe zhvillimin profesional të tyre.

Drejtoresha e Qendrës për Karrierë Jehona Rukovci, falënderoi të gjitha kompanitë, organizatat dhe institucionet pjesëmarrëse për kontributin dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se panairi po vazhdon të shndërrohet në një platformë të rëndësishme për krijimin e mundësive të reja për studentët.

Panairi i Karrierës dhe Punësimit do të vazhdojë edhe me datën 25 prill, nga ora 10:00 në ambientet e Kolegjit AAB.

Share: