Recitali i përvitshëm i studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze shënohet në Kolegjin AAB

29 Prill 2022

Ështe mbajtur aktiviteti i përvitshëm i Fakultetit të Gjuhës Angleze i cili përfshiu manifestim artistik me poezi dhe këngë të interpretuara nga studentët. Me anë të këtij recitali, studentët shprehin talentin e tyre për të interpretuar para të pranishmëve mbi të gjitha pasionin për artin.

Mirëpo, këtë vit ky recital ju dedikua studentes së ndjerë Adonita Kadrijaj. Ajo njëherit ishte edhe fituese e edicionit të kaluar ku ishte shpallur recituesja më e mirë.

Organizime të tilla promovojnë leximin dhe rrisin pasionin për letërsinë, në përgjithësi për kulturën.

Share: