Rektorët e mëparshëm

Lulzim Tafa u lind më 1970 në Lipjan, Kosovë. Studimet themelore dhe ato të magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet e doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës. Është profesor universitar. Ka punuar në universitete brenda dhe jashtë Kosovës. Nga viti 2012 deri në vitin 2020 ka qenë rektor i Kolegjit AAB.

Poezitë e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës dhe janë përfshirë në disa antologji. Është fitues i shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare për letërsi si: “Mihai Eminescu”, “Radovan Zogoviç”,
“Aleksandri i Madh”, ”Pablo Neruda”, etj. Po ashtu është bartës i shumë dekoratave dhe mirënjohjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si: “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dekorata “Yuri Fitimtar” nga Patriarku i shenjtë i Ukrainës, Dekorata “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve” nga Presidenti i Republikës së Francës etj. Librat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe, kroate, frënge, boshnjake, malazeze, turke, greke, rumune, rome, suedeze, arabe, maqedonase, ruse, hungareze, sllovene, ukrainase, etj.

Lulzim Tafa është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, anëtar i rregullt i Akademisë së Arteve dhe Letërsisë në Francë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë Boshnjake, etj, si dhe është laureuar shumë herë me titullin “Doctor Honoris Causa” nga universitete prestigjioze botërore. Poezitë e para i ka botuar si nxënës, kurse librin e parë si student. Lufta dhe katastrofa humanitare e vitit 1999 i shkatërroi bibliotekën personale së bashku me mbi 300 poezi në dorëshkrim.

Është një nga poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

Librat e botuara në shqip:
• “Gjaku nuk bëhet ujë”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1993
• “Metaforë e pikëlluar”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1995
• “Planeti Babiloni”, poezi e dramatizuar, Rilindja, Prishtinë, 1997
• “Vdekja çon fjalë”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1998
• “I kam edhe dy fjalë”, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2012
• “Shtini n’dhe këto fjalë”, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2015
• ‘’Flirt”, poezi, Botimet AAB, Prishtinë, 2019
• “Rivali i Adamit”, poezi, Botimet AAB, Prishtinë, 2024

Libra me poezi të zgjedhura:
• “Paketimi i mërzisë”, Luma Grafik, Tetovë, 2017
• “Të dielave mos më thirr”, Armagedoni, Prishtinë, 2019
• “Ekspozitë me ëndrra”, Onufri, Tiranë, 2024

Librat e botuara në gjuhë të huaja:
• ”Under manen sover tiderna”, Poetry, Erik Hans Forlag, 2012
• ”Expozitie de vise”, Poetry, Amanda Edit, 2012
• “Terrible songs”, Poetry, Gracious light, New York, 2013
• “Traumausstellung”, Poetry, Amanda Verlag, Sinaia, 2013
• “La theorie de l’explication des reves”, Poetry, Esprit Des Eagles, 2013
• “La cronica di una santa Guerra”, Poetry, Ginta Latina, 2013
• “Vraziji Posao”, Poetry, Djordan Studio, 2015
• “Zavjetne ne pjesme”, Poetry, Dignitas, Podgorica, 2016
• “Teuta”, Poetry, Grinta, Craiova, 2018
• “Dali ti imas Bolk”, Poetry, Akademsiki pecat, 2018
• “Ne zovi me Nedeljom”, Poetry, Allma, Belgrade, 2018
• “Ne Klici Me V Nedeljo”, Poetry, Amonit, 2019
• ТОЛКОВАНЕ ДОЖДЛИВЫХ СНОВ, ЛЮЛЬЗИМ ТафА, ЛИТО, Poetry Book,
2020 (in
• Russian language)
• “Szokatlan ima”, Poetry, AB ART Kiado, Budapest, 2020
• “Bersa e Roslipeimaske”, Poetry, Romani emancipacia, Belgrade 2020
• Тафа Люлзім. “Розмова з камінням”,вибрані поезії, Kyiv, Poetry, 2021 (in
Ukrainian language)
• “On Sundays do not call me”, Poetry, Publishing house Cyberwit, Allahabad,
India

Bujar Demjaha

Zëvendës Kryetar i Këshillit Drejtues

Bujar Demjaha u lind në Ferizaj më 1960. Është arkitekt i dalluar në Kosovë por edhe jashtë vendit. Ai ka dizajnuar shumë projekte dhe ka botuar disa libra me rëndësi në Kosovë, rajon, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Francë, etj..

Përveç projektit të veçantë Memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, Bujar Demjaha projektoi edhe disa memoriale në Prishtinë, Kleçkë, Gllogjan, Kërçovë, etj..

Projekte të tjera të rëndësishme të Demjahës, janë: Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës, Plani Rregullues Urban i Lagjes Pejton në Prishtinë, Muzeu i Arteve Bashkëkohore të Kosovës (Konkurs vendi i parë).

Projekte nga lëmi i konservimit restaurimit, që duhet veçuar janë: Kompleksi “Engelhard” (shek. XV) – Blanzac në Francë, Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.

Nga lëmi i enterierit rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Muzeu i Kosovës në Prishtinë.

Librat:

2002    “Problem apo sfidë”, Finish Human Rights Project, bashkautor i librit

2005    “Përshtatja e Objekteve Publike për personat me aftësi të kufizuara”, Finish Human Rights Project

2006    “Përshtatja e ndërtesave publike për personat me aftësi të kufizuara”, HandiKOS-Prishtinë

2007    “Të dhënat teknike për projektimin e hapësirave arkitektonike dhe modulet”

2010    “Mjedis i lirë-shoqëri për të gjithë”, Këshilli i Evropës

2016    “Role of Tourism in rural Development in Dukagjini Region in Kosovo“, Lambert Academic Publication, Gjermani

2017    “Post-conflict urban reconstruction of bazaars in Gjakova and Peja, Kosovo” në librin “Authentic Reconstruction”, Bloomsbury, Londër, UK

2018    “Shkolla e fshatit në funksion të zhvillimit të zonave zurale të Kosovës “, Perfecta, Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.

Bujar Demjaha mban gradën shkencore Doktor i Shkencave në fushën e Arkitekturës, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe është mësimdhënës i disa lëndëve ne Kolegjin AAB dhe në Universitetin e Tetovës.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Prof. dr. Masar Stavileci, ka qenë profesor në Kolegjin AAB dhe Rektor i parë i tij. Ka mbaruar Normalen në Prishtinë dhe studimet universitare në Universitetin e Beogradit. Ka specializuar në Universitetin e Zagrebit dhe të Sorbonës, në Paris. Ka mbrojtur magjistraturën në Zagreb. Ka bërë kërkime të gjata shkencore të doktoratës kryesisht në Paris e në Tiranë. Ka mbrojtur doktoratën në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Ka qenë dhe profesor i këtij universiteti deri me 2003.

Masar Stavileci ka botuar një numër të konsiderueshëm vështrimesh, kritikash e studimesh letrare në gazeta e revista të specializuara në Kosovë , në Shqipëri, në Francë, në Angli, si dhe në disa nga republikat e ish- Jugosllavisë. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Është marrë dhe me përkthime letrare nga gjuhët e huaja në shqip. Ka bërë përkthimin e romanit “Neveria” të filozofit dhe të shkrimtarit të madh francez Zh.P. Sartre.

Ka botuar dhe disa vepra, prej të cilave po përmendim: ”Iluminizmi në Letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Prishtinë, 1990; “Tema letrare franceze”, Prishtinë, 1996; “Apologji e Çështjes Shqiptare”, Prishtinë, 1998; “Iluminizmi shqiptar”, bot. II; Tiranë, 2000, “Elemente të stilistikës letrare” , Prishtinë, 2005;” Apologji e Çështjes Shqiptare”, bot. III, në 100-vjetorin e Pavarësisë, Tiranë, 2012.

Enver Petrovci, ish- rektor i Kolegjit AAB studioi në degën e aktrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, pastaj mbaroi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 z. Petrovci kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Veprimtaria

Teatër:

  • Idioti – regjinë dhe rolin kryesor
  • Dëshmitari kryesor – regjisor
  • Kush më ka faj që jam shqiptar – regjisor
  • Guxim për vrasje – rolin kryesor

Filmografia:

  • Kur pranvera vonohet – 1980 – serial
  • Lazari – 1984
  • Rojet e mjegullës – 1988
  • Forbidden sun – 1989
  • Migjeni (film) – 1990
  • Nekrologji – 1994
  • Lule të kuqe, lule të zeza – 2003
  • 1244 – 2003
  • Një Milion Euro – 2005
  • Anatema – 2006
  • Gomarët e Kufirit

Dr. Uros Lipuscek, ish- rektor i Kolegjit AAB një kohë ka punuar edhe korrespondent dhe redaktor nga SHBA-të për RTV të Sllovenisë, pastaj konsulent i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Është autor i teksteve të shumta për Luftën e Parë Botërore, ku ka analizuar rolin e fuqive të mëdha- Shteteve të Bashkuara dhe ndryshimin e kufijve në Evropën Qendrore, që ndërlidhen me jetën e sllovenëve në Ballkan. Po ashtu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar punime shkencore të fushës përkatëse.