Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa zgjedhet anëtar i jashtëm i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve

27 Maj 2023

Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë boshnjake të Shkencave dhe Arteve. Lajmin e ka bërë të ditur Tafa i cili tha se në gusht do jetë në Sarajevë për të marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të anëtarëve të rinj të Akademisë.

“Të nderuar miq! Akademia Boshnjake e Shkencave dhe Arteve më ka njoftuar se kuvendi i kësaj Akademie më ka zgjedhur anëtar të jashtëm të saj. Sarajeva është një nga metropolet kryesore të kulturës në Evropë, dhe mua më ka nderuar gjithmonë. Në vitin 2012 është botuar libri im në gjuhën boshnjake, me një parathenje të Abdulla Sidranit, i cili më ka bërë shumë të njohur te lexuesit atje.

Në gusht do të jem në Sarajevë, për të marr pjesë në ceremoninë e promovimit të anëtarëve të rinj të Akademisë”, shkroi Tafa.

Share: