Revista e njohur “World Journal of Dentistry” publikon punimin shkencor të stafit dhe studentëve të Fakultetit të Stomatologjisë

30 Prill 2024
The well-known magazine "World Journal of Dentistry" publishes the scientific work of the staff and students of the Faculty of Dentistry

Falë angazhimit dhe punës së palodhshme nga stafi dhe studentët e Fakultetit të Stomatologjisë për kontribut në fushën shkencore, së fundmi në një nga revistat më të njohura të kësaj fushe “World Journal of Dentistry” është publikuar punimi i tyre shkencor.

Punimi “Knowledge and Attitude toward Dental Floss among Adults in Kosovo: A Cross-sectional Study”, është realizuar nga profesorët Astrit Kuçi dhe Donika Iljazi Shahiqi bashkë me studentët Ari Bruci dhe Aron Kelmendi. Në këtë punim analizohen njohuritë dhe përdorimet e perit dental te të rriturit, ndërsa ofrohen mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e higjienës orale.

Realizimi i këtij punimi thekson dukshëm përpjekjen e vazhdueshme të stafit akademik për të pasur pjesë të publikimeve edhe studentët, duke angazhuar ata në pjesën hulumtuese të fushës që studiojnë.

Revista “World Journal of Dentistry” është e indeksuar në platformën SCOPUS.

Share: