Rifillon funksionimin transporti i studentëve

16 Shtator 2020
Kolegji AAB - Transporti Publik, Fakulteti i Arteve

Me distancë të mjaftueshme duke plotësuar vetëm gjysmën e ulëseve të autobusëve, me bartjen e domosdoshme të maskës, me dezinfektimin e vazhdueshëm të autobusëve, nga sot ka filluar së funksionuari përsëri edhe transporti i studentëve me autobusët e AAB-së.

Ky lajm i mirë vjen pas angazhimit të menaxhmentit të Kolegjit AAB në dakordim me institucionet përkatëse, përgjegjëse për mbrojtje nga pandemia
COVID-19.

Studentët tanë, por edhe studentët e rinj do ta kenë shumë më të lehtë ardhjen në kampusin tonë në Prishtinë, por duke respektuar me përpikëri rregullat e vendosura.

Orari i qarkullimit të autobusëve do të jetë çdo 1 orë nga qyteti në kampus dhe anasjelltas.

Studentë të respektuar,
ju lusim edhe njëherë të jeni të vëmendshëm dhe të mbroni veten dhe të tjerët duke bartur maskën dhe duke u kujdesur të mbani distancën e kërkuar!
Ju mirëpresim në Kolegjin AAB!

P.S.: Në foto: pikturë e punuar nga piktori Egzon Beqa, i diplomuar në Fakultetin e Arteve në AAB.

Share: