Rreth 100 autorë vendorë e ndërkombëtarë, pjesë e Konferencës “Perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”

21 Prill 2021

Të premten dhe të shtunën, më 23 e 24 prill 2021, organizuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me universitete partnere nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kroacia do të zhvillojë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.


Në konferencë do të marrin pjesë rreth 100 autorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, ShBA, Australia, Belgjika, Bullgaria të cilët të ndarë në tetë panele të ndryshme do të prezantojnë të gjeturat e tyre në rreth 60 punime shkencore që do të paraqiten në këtë konferencë.

Konfrerenca kërkon të japë përgjigje në pyetjet e mëposhtme:
– cila është perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kohën kur Brukseli kërkon ende marrëveshje të reja, si ajo mes Kosovës e Serbisë;
– si ka ndikuar pandemia në procesin e integrimit;
– cili është roli i politikanëve të vendeve ballkanike (të cilët studiuesi Bieber i quan princër) në proceset eurointegruese të rajonit?

Vlen të theksohet se në këtë konferencë folës kryesorë do të jenë:
Prof. Dr. Florian Bieber, nga Universiteti i Graz-it, Austri;
Prof. Dr. Anton Panchev, nga Universiteti i Sofjes, Bullgari, dhe
Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, ShBA.

Bashkorganizatorë të konferencës janë edhe Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë (Maqedonia Veriore); Universiteti “Josip Juraj Strossmayer”, Osijek (Kroaci); Akademia e Kosovës për Siguri Publike (Kosovë); Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (Shqipëri); Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë; Universiteti FON, Shkup (Maqedonia e Veriut).
Konferenca do të zhvillohet online përmes platformave digjitale.

Share: