Të nderuar studentë dhe mësimdhënës të Kolegjit AAB,
Ju njoftojmë se të martën, më 10 tetor 2017, në Bibliotekën e Kolegjit AAB, do të mbahet prezantim për mundësitë e mobilitetit semestral, në kuadër të projektit Erasmus + në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani (SMK).
Prezantimi do të mbahet nga Reda Mikalauskaitė, menaxhere gjenerale për Zhvillim Strategjik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale (SMK), e cila do t’ u përgjigjet edhe pyetjeve dhe çështjeve tuaja me interes për studime në SMK.
Kolegji AAB dhe SMK, janë në kuadër të projektit Erasmus+ International Credit Mobility.
Nga ky projekt, studentët e Kolegjit AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semester në nivelin Bachelor.
Deri tani nga ky projekt kanë përfituar dhjetëra student të AAB-së, të cilët kanë pasur mundësinë të vijojnë një semester akademik në SMK.
Fushat në të cilat ofrohet mobilitet në Universitetin SMK janë: Turimzëm dhe hoteleri, Programim dhe multimedia, Teknologji dhe menagjment inovativ, Marketing ndërkombëtar, Biznes ndërkombëtar.