Seancë informative për mobilitetin e studentëve në SMK University of Applied Sciences, Lituani

5 Tetor 2017

Të nderuar studentë dhe mësimdhënës të Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se të martën, më 10 tetor 2017, në Bibliotekën e Kolegjit AAB, do të mbahet prezantim për mundësitë e mobilitetit semestral, në kuadër të projektit Erasmus + në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani  (SMK).

Prezantimi do të mbahet nga Reda Mikalauskaitė, menaxhere gjenerale për Zhvillim Strategjik në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale (SMK), e cila do t’ u përgjigjet edhe pyetjeve dhe çështjeve tuaja me interes për studime në SMK.

Kolegji AAB dhe SMK, janë në kuadër të projektit Erasmus+ International Credit Mobility.

Nga ky projekt, studentët e Kolegjit AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semester në nivelin Bachelor.

Deri tani nga ky projekt kanë përfituar dhjetëra student të AAB-së, të cilët kanë pasur mundësinë të vijojnë një semester akademik në SMK.

Fushat në të cilat ofrohet mobilitet në Universitetin SMK janë: Turimzëm dhe hoteleri, Programim dhe multimedia, Teknologji dhe menagjment inovativ, Marketing ndërkombëtar, Biznes ndërkombëtar.

 

 

 

Share: