Shënohet Dita e Stomatologut

2 Mars 2020

Në kuadër të shënimit të Ditës së Stomatologut, studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Stomatologjisë, do të shënojnë këtë ditë me një sërë aktivitetesh.

Më 03 dhe 04 mars, gjatë gjithë ditës, studentët të udhëhequr nga mësimdhënësit do të kryejnë ekzaminime orale falas, për të gjithë të interesuarit, në Laboratorin e Stomatologjisë.

Më 05 mars 2020, nga ora 15.30, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, do të prezantohen rezultatet e hulumtimit dy mujor në terren, të studentëve të stomatologjisë, mbi rëndësinë e shëndetit oral. Ky hulumtim është zhvilluar në të gjitha vendbanimet e Kosovës, ndërsa mbledhja e të dhënave ka zgjatur dy muaj duke përfshirë të gjitha moshat.

Share: