Shërbimi “Arkitekti i Kryeqytetit” prezantohet para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës

23 Dhjetor 2023
The "Architect of the Capital" service is presented to the students of the Faculty of Architecture

Në kuadër të ligjëratave nga profesori i Fakultetit të Arkitekturës, Bujar Demjaha, sot është bërë prezantimi i shërbimit “Arkitekti i Kryeqytetit” nga Arbër Shita për studentët e këtij fakulteti të nivelit master.

Shita u tregoi studentëve përmes një prezantimi se çka është ky shërbim, kohën prej kur funksionon, metodologjinë, qasjen dhe teknikat mbi të cilat është formuar.

Gjithashtu ai tha se të gjithë studentët e Fakultetit të Arkitekturës mund të vizitojnë online apo fizikisht zyren e këtij shërbimi, ku mund të marrin këshilla, udhëzime dhe propozime për ndonjë projekt të caktuar arkitekturor.

Ndër të tjera Shita përmendi edhe përgjegjësitë që bart ky shërbim dhe llogaridhënien që ka ndaj Komunës së Prishtinës, konkretisht kryetarit.

Kjo ligjëratë u shërbeu studentëve si udhëzues për profesionin e tyre dhe njoftim me detyrat që kanë në realizimin e planeve të shumta për kryeqytetin në të ardhmen, apo çfarëdo hapësire tjetër.

 

Share: