“Kam diplomuar me temën: ‘Web teknologjitë në mbështetje të artit të shtatë’, temë atraktive për fushën e kulturës apo kinematografisë.
Kam shtjelluar funksionimin e institucionit kinematografik, problemet aktuale me të cilat ballafaqohet stafi menaxhues i saj dhe mbi të gjitha klientët në rezervimin e ulëseve për ndjekjen e një shfaqjeje në kinema”, tha Shkëlqim Miftari, i cili pas diplomimit në studime bachelor në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin AAB, është angazhuar si asistent- ligjërues në këtë institucion në disa lëndë të caktuara.
Shkëlqimi paralelisht studimeve ka marrë pjesë edhe në disa konferenca shkencore, siç janë: “Java e Shkencës 2017” e organizuar nga MASHT, ka prezantuar punimin “Integrimi i avancuar i it-së në institucionet kulturore të Republikës së Kosovës”, ndërsa në Kolegjin AAB ka qenë i angazhuar si tutor, kurse te konferenca “Week of Women 2017”, ka qenë i angazhuar si staf i IT-së. Gjithashtu praktikën profesionale e ka përfunduar në disa institucione të ndryshme brenda dhe jashtë AAB-së.
“Gjithçka në Kolegjin AAB zhvillohet më së miri, por mbarëvajtja e procesit mësimor është në nivelin më të mirë dhe në sajë të këtij niveli sot në po gjendemi shumë lehët në tregun e punës ”, tha Shkëlqim Miftari.