Shkëlqim Miftari, është angazhuar si asistent- ligjërues në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin AAB

“Kam diplomuar me temën: ‘Web teknologjitë në mbështetje të artit të shtatë’, temë atraktive për  fushën e kulturës apo kinematografisë. Kam shtjelluar funksionimin e institucionit kinematografik, problemet aktuale me të cilat ballafaqohet stafi menaxhues i saj dhe mbi të gjitha klientët në rezervimin e ulëseve për ndjekjen e një shfaqjeje në kinema”, tha Shkëlqim Miftari, i cili pas diplomimit në studime bachelor në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin AAB,   është angazhuar si asistent- ligjërues në këtë institucion në disa lëndë të caktuara.

Shkëlqimi paralelisht studimeve ka marrë pjesë edhe në disa konferenca shkencore, siç janë: “Java e Shkencës 2017” e organizuar nga MASHT,   ka prezantuar punimin  “Integrimi i avancuar i it-së në institucionet kulturore të Republikës së Kosovës”, ndërsa në Kolegjin AAB ka qenë i angazhuar si tutor, kurse  te konferenca “Week of  Women 2017”,  ka qenë i angazhuar si staf i IT-së. Gjithashtu  praktikën profesionale e ka përfunduar  në disa institucione të ndryshme brenda dhe jashtë AAB-së.

“Gjithçka në Kolegjin AAB zhvillohet më së miri, por  mbarëvajtja e procesit mësimor është në nivelin më të mirë dhe në sajë të këtij niveli sot në po gjendemi shumë lehët në tregun e punës ”, tha  Shkëlqim Miftari.

INSTITUTI AAB
APLIKO