Është shtyrë për pesëmbëdhjetë ditë thirrja për dërgimin e abstrakteve për pjesëmarrje Konferencën Ndërkombëtare mbi linguistikën, letërsinë dhe didaktikën.
Afati i fundit që ishte deri më 15 qershor, tani është shtyrë deri më 30 qershor 2018. Kjo ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta nga të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare, e cila mbahet në Prishtinë me 8 shtator 2018.
Konferenca Ndërkombëtare mbi linguistikën, letërsinë dhe didaktikën organizohet nga Kolegji AAB në partneritet me Universitetin e Tiranës, Kolegjin Universitar Bedër, Universiteti FAN .S NOLI dhe Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” – Manastir.
Për të marrë pjesë në këtë konferencë, të interesuarit duhet të dërgojnë një abstrakt në linkun: http://konferencat.aab-edu.net/iclld2018/en/abstrakti