Si të krijojmë një kriptovalutë dhe çdo gjë mbi përdorimin e tyre

12 Maj 2021

Kriptovaluta (cryptocurrency) është një lloj i monedhës dixhitale që zakonisht ekziston vetëm elektronikisht.

Njerëzit përdorin kriptovalutën për pagesa të shpejta, për të shmangur tarifat e transaksioneve që bankat e rregullta marrin, ose për arsye anonimiteti.

Kurse, disa të tjerë mbajnë kriptovaluta si një investim, duke shpresuar që vlera e tyre të rritet.

Kriptovaluta ruhet në një kuletë dixhitale, e cila mund të jetë në internet, në kompjuter ose disk fleksibil.

Por nëse ndodh diçka e papritur p.sh., dërgimi i kriptovalutës te personi i gabuar, humbja e fjalëkalimit të kuletës dixhitale, ose kuleta dixhitale është vjedhur ose kompromentuar, atëherë ka të ngjarë që nuk mund t’ i rigjejmë kurrë ato fonde.

Kjo edhe për shkak se zakonisht, transferimi i kriptovalutave bëhet direkt pa një ndërmjetës ashtu siç është banka, prandaj shpesh nuk kemi kujt t’ i drejtohemi nëse hasim në një problem.

Për të gjitha këto, do të bisedojmë në workshopin e radhës me njërin nga ekspertët më të mëdhenj të blockchain-it në rajon, i cili do të mbahet online me datë 17 maj në ora 20:00.

Po ashtu në këtë workshop do të mësojmë se si të krijojmë një kriptovalutë.

Të interesuarit për pjesëmarrje të aplikojnë në email: [email protected]

Share: