Stjepan Mesiç mori titullin “Dr. Honoris Causa” në AAB

Në një ceremoni të organizuar në këtë institucion arsimor, ku merrnin pjesë ministra, ambasadorë të vendeve huaja të akredituar në Prishtinë, afaristë të vendit dhe të huaj, profesorë, veprimtari Adem Demaçi etj., Mesiç shprehu falënderimet e tij jo vetëm për titullin e nderit, por edhe për kontributin, siç tha ai, të shqiptarëve në pavarësimin e Kroacisë. 
“Ju na keni dhënë gjeneralë, por edhe asnjë nga bashkësia e madhe shqiptare në Kroaci nuk është gjendur në anën tjetër gjatë luftës në Kroaci”, tha Mesiç. 
Ai tha se ndjehet mjaft i lumtur që gjendet sot në mesin e miqve dhe foli për përvojat e tij prej politikani në ndërtimin e shoqërisë demokratike. 
Mesiç u ndal në periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar Kroacia, në atë të pavarësimit, ndërtimit të institucioneve demokratike, ndarjes së pushteteve, por edhe të rëndësisë së informimit të drejtë të qytetarëve ku foli edhe për mediat.
Presidenti Mesiç ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe në bashkëpunimin regjional.
Mbështetje të vazhdueshme, presidenti Mesiç ka dhënë edhe në afirmimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi, si dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

 

Stjepan Mesic, politikan kroat, i cili ishte Presidenti i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010. Përveç postit të presidentit Mesic ka mbajt edhe poste tjera shtetërore, si deputet dhe kryetar i parlamenti kroat, kryeministër i Kroacisë, dhe disa poste tjera politike dhe në parti politike. Mesic ka lindur në një familje të pasur dhe të arsimuar në Oraovica, dhe ishte rritur nën kujdesin e gjyshes së tij Marija. Një pjesë të shkollimit fillorë dhe dy vite të gjimnazit i përfundoi në Osijek, dhe më pastaj pjesën e mbetur të gjimnazit në Pozega, ku dhe u diplomua në 1955 si nxënës shembullor. Mesic studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1961. Gjithashtu në 1961, Mesic u martua me Milka Dudundic, me të cilin i ka dy vajza. Pas diplomimit derisa ka hy në politikë, në vazhdimësi ka punuar në profesionin që ka.

INSTITUTI AAB
APLIKO