Studentë të Kolegjit AAB pjesë e trajnimit “Komunikimi, të folurit në publik dhe gjuha e trupit”

3 Nëntor 2022

Studentët nga Fakulteti i Gjuhës Angleze dhe Administratës Publike të Kolegjit AAB, kanë marrë pjesë në trajnimin “Komunikimi, të folurit në publik dhe gjuha e trupit’’. Ky trajnim u mbajt nga specialisti i komunikimit Rildo Ngjela, me një eksperiencë të pasur dhe shumëvjeçare si trajnues që ka në fokus grupe të ndryshme në Shqipëri.

Studentët e Kolegjit AAB, u përfshinë në disa aktivitete grupore ku shfaqën aftësitë e tyre në komunikim me publikun. Derisa patën rastin të studionin edhe mënyrën e komunikimit të disa personazheve publike dhe reagimet e tyre në situata të ndryshme televizive.

Kolegji AAB vazhdimisht rendit si prioritet komunikimin për studentët duke i bërë pjesë ata në aktivitete të tilla.

Share: