Studentët e AAB-së menjëherë pas studimeve themelojnë byronë projektuese “A3 Group”

Rinor Gërguri, Argjent Maloku dhe Baki Paçarada, studentë të Fakultetit të Arkitekturës në Kolegjin AAB menjëherë pas studimeve kanë themeluar byronë projektuese “A3 Group”. Ata theksuan se kanë filluar të kenë sukses të dukshëm në fushën e arkitekturës dhe se njohuritë e fituara gjatë studimeve po i aplikojnë suksesshëm edhe në praktikë.

Rinor Gërguri, bashkëthemelues i “A3 Group”, u shpreh i lumtur dhe i priveligjuar që pati fatin të studiojë në Kolegjin AAB. Ai tutje tha se AAB ka qenë sukses i pakontestueshëm për sukseset e arritura së bashku me shokët e tij.

“Gjatë studimeve në Kolegjin AAB, në veçanti në vitin e fundit jemi zhvilluar shumë profesionalisht  dhe kemi pasur kërkesa në treg të punës. Vështirësitë gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar, por, studimet në Kolegjin AAB kanë qenë sukses për mua dhe kolegët e mi, sepse kemi arritur profesionalisht të aftësohemi për tregun e punës”, tha Rinori.

Përveç angazhimit të tyre si arkitektë në trojet shqiptare, ata gjithashtu treguan se janë duke punuar edhe në projekte të tjera madhore, projekte këto ndërkombëtare të cilat priten të realizohen në vitin e ardhshëm.

INSTITUTI AAB
APLIKO