Studentët e AAB-së, pjesë e Konferencës “Young Leaders and Decision Makers” organizuar nga OSBE dhe USK

22 Nëntor 2018

Në Prishtinë, zhvilloi punimet Konferenca e parë e organizuar nga OSBE, Misioni në Kosovë dhe Unioni i Studentëve të Kosovës, ku pjesemarrës ishin përfaqesuesit e Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB.

Konferenca pati për qëllim diskutimin rreth rolit dhe rëndësisë që ka përfshirja e udhëheqësisë studentore në vendimmarrje për ngritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë, për rëndësinë dhe përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në organe vendimmarrëse, si dhe për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe ata ndërkombëtar të USK-së.

Bashkorganizatorja e kësaj konference, Krenare Çerkini, kryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës, studente e Kolegjit AAB, e vlerësoi këtë konferencë si shumë produktive e cila tashmë edhe ka hapur rrugë për bashkëpunime të tjera, jo vetëm me OSBE por edhe me përfaqësues të rrjeteve të tjera dhe i konsideron premtuese për avancimin e mëtutjeshëm të USK-së. 

 

Share: