Studentet e AAB-së në Ferizaj realizuan praktikën profesionale me fëmijët e kopshtit “Ardhmëria jonë”

23 Maj 2016

Studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, kampusi në Ferizaj, një pjesë të praktikës profesionale e realizuan nga takimi me fëmijët e nivelit parashkollor të kopshtit “Ardhmëria jonë” të Ferizajt.

Për realizmin e kësaj praktike janë angazhuar katër studentë: Hysa Tafa, Zejnepe Sahiti, Erblinë Vogliqi dhe Donjeta Hasani, të cilët përveç demonstrimit, realizuan edhe planifikimin ditor si dhe zbatuan strategji të ndryshme të mësimdhënies.

Në kampusin e Ferizajt, në kuadër të lëndës “Mësimi praktik” me prof. Tylaj Hasanin, u ekspozuan edhe të gjitha punimet punë dore të studenteve të vitit të tretë të Shkencave Sociale, drejtimi Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve.

Share: