Tre studentë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Valentina Lenjani, Orgest Lahu dhe Granit Maxhuni, kanë marrë pjesë në forumin e katërt në temën “Shpenzimet në konsum- rast studimi Kosova”, të organizuar nga Klubi i Ekonomistëve të Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK).
Në këtë formua u diskutuan disa prej temave më të rëndësishme nga fusha e ekonomisë, me të cilat Kosova po përballet kohëve të fundit. Përveç tjerash, ky forum ka ofruar mundësinë e bashkëpunimit mes studentëve të universiteteve më cilësore në vend, të cilët do të kontribuojnë me ide dhe propozime nga fusha e ekonomisë.
“Studentët e AAB-së arritën të bëjnë një prezantim të shkëlqyer, duke dëshmuar kështu për kualitetin e studimeve dhe punën e palodhshme që bëhet në Fakultetin Ekonomik”, ka thënë Donat Rexha, mësimdhënës në AAB.