Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, kanë organizuar një aktivitet bamirësie “Sofra shtëpiake”.
Qëllimi i këtij organizimi treditor ka qenë që t’ ju ndihmojnë fëmijëve me nevoja të veçanta të Qendrës Shëndetësore ” Pema”. Shuma e mjeteve të mbledhur gjatë këtij aktiviteti është 227.85€.
“Ne studentët jemi shumë falënderues ndaj Kolegjit AAB, për përkrahjen e dhënë rreth realizimit të të gjitha këtyre organizimeve, me theks të veçantë për këtë organizim sensibilizues me shpresë që mjetet e mbledhura do t’ju shërbejnë fëmijëve me nevojë”, ka thënë tutorja Krenare Qerkini.