Studentët e Fakulteti të Gjuhës Angleze organizuar aktivitet bamirësie

26 Maj 2016

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, kanë organizuar një aktivitet bamirësie “Sofra shtëpiake”.

 Qëllimi i këtij organizimi treditor ka qenë që t’ ju ndihmojnë  fëmijëve me nevoja të veçanta të Qendrës Shëndetësore ” Pema”.  Shuma e mjeteve të mbledhur gjatë këtij aktiviteti është 227.85€.

 “Ne studentët jemi shumë falënderues ndaj Kolegjit AAB, për përkrahjen e dhënë rreth realizimit të të gjitha këtyre organizimeve, me theks të veçantë për këtë organizim sensibilizues me shpresë që mjetet e mbledhura do t’ju shërbejnë fëmijëve me nevojë”, ka thënë tutorja Krenare Qerkini.

Share: