Studentët e Fakultetit Ekonomik njihen me mundësitë për praktikë dhe punësim në “IPKO Telecommunications”

17 Prill 2024
Students of the Faculty of Economics are introduced to the opportunities for practice and employment at "IPKO Telecommunications"

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB kanë vizituar kompaninë “IPKO Telecommunications”, pasi janë ftuar për t’u njohur me vendet e lira për praktikë dhe punësim.

Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Karrierë të Kolegjit AAB, ndërsa studentët u shoqëruan nga profesoresha Etleva Namligjiu dhe koordinatorja e qendrës Jehona Rukovci.

Studentët u njoftuan me strategjitë e menaxhimit të talenteve, procedurave të rekrutimit dhe pozitat e hapura për praktikë në këtë kompani.

Përfaqësuesit e “IPKO Telecommunications” siguruan studentët se do i mbajnë të informuar për të gjitha mundësitë që ofrojnë përmes Qendrës për Karrierë të Kolegjit AAB.

Share: