Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, zhvilluan një vizitë në Qendrën e Dokumentimit të Kosovës.
Nga ky takim, ata u informuan më shumë rreth drejtësisë tranzicionale në vend si dhe rreth statistikave të luftës në Kosovë, duke u bazuar në ngjarjet gjatë periudhës 1998-99.
Kujtojmë se Kolegji AAB ka një bashkëpunim të mirë me shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare, ku studentët e fakulteteve të këtij kolegji, në vazhdimësi kryejnë praktikën profesionale nëpër këto institucione.