Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të AAB-së, vizituan Arkivin Qendror të Kosovës

1 Prill 2019

Studentët që janë pjesë e Klubit të Debatit të Fakultetit të Administratës Publike në kuadër të mësimeve teorike po realizojnë edhe vizita të ndryshme në institucionet e Kosovës për t’u njoftuar më afër me punën praktike.

E tillë ishte edhe vizita në Arkivin Qendror të Kosovës ,ku 70 studentë nga ky klub patën mundësi që të njoftohen me punët administruese si dhe të shohin nga afër dokumente të vjetra të arkivuara në këtë institucion, punën drejt riparimit të dokumenteve të vjetra, etj..

Studentët e Kolegjit AAB shprehën interesim të madh për punën e këtij institucioni shtetëror, ata gjithashtu përfituan edhe njohuri të reja për këtë institucion.

 

 

Share: