Në kuadër të lëndës “Shkrim kreativ” e udhëhequr nga profesoresha Eriona Ajvazi nga Fakulteti i Gjuhës Angleze, studentët kanë mbajtur ligjëratë praktike dhe interaktive në Teatrin Kamertal.
Gjatë kësaj ligjërate theksi është vënë tek diskutimi, gjetja e përshkrimi i personazheve kryesore të letërsisë duke përfshirë tiparet e tyre të personalitetit dhe treguesit fizik.
E tërë kjo nxitje rezultoi në krijimin e një “personazhi fiktiv” të cilin studentët duhet ta ndërtojnë si projekt individual në semestër, kështu duke u bërë autorët krijues të një personazhi bazuar në përvojat jetësore/kujtimet e tyre/ kujtimet e grupit të synuar (audiencës) në mënyrë që të jenë sa më të “lexueshëm” si shkrimtar.
Studentët inkurajohen të jenë krijues autentik, e të futen nën lëkurën e personazhit të tyre duke u mishëruar me të.
Çdo javë me studentët punohet në dinamika e metoda të ndryshme për të dhënë më të mirën e tyre për mësim krijues e zbatues.