Studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB ofrojnë matjen e glikemisë falas për qytetarët

15 Nëntor 2022

Në kuadër të ditës së diabetit, Fakulteti i Infermierisë të Kolegjit AAB ka marrë pjesë në organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë së Prishtinës. Gjatë këtij organizimi janë zhvilluar disa aktivitete për shënimin e kësaj dite, ku studentët ofruan matjen e glikemisë falas për qytetarët nga ora 09:00-13:00.

Shumë aktivitete nga ky fakultet bëhen me qëllim të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për një jetë të shëndetshme, studentët e Kolegjit AAB gjithnjë afër qytetarëve.

Share: