Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prezantojnë projektet e tyre semestrale

9 Qershor 2023
Students of the Faculty of Computer Science present their semester projects

Janë prezantuar projektet semestrale të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me rastin e përmbylljes së semestrit veror. Këto prezantime u zhvilluan në lëndën “Sensorët dhe Interfejset”. Studentët u angazhuan në dizajnimin dhe zhvillimin e projekteve të shumta që gjejnë zbatim dhe kontribuojnë në konceptin e quajtur “Internet of Things”, që i referohet rrjetit të pajisjeve fizike të lidhura, makinave, pajisjeve shtëpiake dhe objekteve të tjera, të pajisura me sensorë, softuer dhe lidhshmëri, duke u mundësuar atyre të mbledhin dhe shkëmbejnë të dhëna. Profesori i lëndës Shkëlqim Miftari tha se projektet e zhvilluara janë të dobishme për studentët në karrierën e tyre, ndërsa ndihmojnë ata në zhvillimin e cilësive të ndryshme edhe në industri.

Disa nga projektet e prezantuara ishin: Kontrollimi i lojërave kompjuterike, kontrollimi i pajisjeve shtëpiake përmes zërit, numëruesi i vizitorëve, ora digjitale, shporta e mençur, radari, kalkulatori, alarmet policore të sigurisë, animacionet tekstuale reklamuese, kohëmatësi, kontrollimi i vinçave përmes joystick, auto- parkingu e shumë projekte të tjera.

Share: