Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike realizuan projekte të reja

2 Qershor 2018

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB vazhdon të kontribuojë në angazhimin e studentëve të këtij fakulteti edhe në realizimin e projekteve profesionale, krahas pjesës akademike të studimeve brenda kolegjit.

Në kuadër të lëndës Sensorët dhe Interfejsët, studentët kanë realizuar projekte të cilat gjejnë përdorim në jetën e përditshme. Projekte të ngjajshme mund të aplikohen edhe në teknologjitë si Smart Home, Smart City si dhe në menaxhimin e sistemeve të automatizuara.

Disa nga këto projkete janë: Matja e temperaturës, matja e lagështisë së ajrit, matja e kualitetit të ajrit, sistemi i sensoreve të parkimit të veturave, projektimi i semaforëve digjital, programimi i servo dhe step motorëve, etj.

Për realizimin e këtyre projekteve studentët kanë përdorur pajisje si Arduino, Raspberry Pi, PLC (Programmable logic controller) si dhe elemente tjera elektronike, ndërsa tek disa projekte poashtu janë zhvilluar edhe aplikacione mobile për kontrollim dhe monitorim automatik.

Share: