Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore bëjnë matjen e glikemisë falas për qytetarët e Prishtinës

15 Nëntor 2023

Me rast të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë mbajtur aktivitetin e radhës në sheshin e Prishtinës.

Ata ofruan falas matjen e glikemisë për të gjithë kalimtarët e rastit në tendën e cila u vendos në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore është ftuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë për pjesëmarrje në këtë organizim.

Share: