Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, praktikën profesionale mund ta kryejnë edhe në “Qendra Edukative Smiley”

20 Mars 2019

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi iu shtua listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB. Fjala është për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me Institucionin Parashkollor “Qendra Edukative Smiley”.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e “Qendra Edukative Smiley”, z. Lejla Rama.

Kjo marrëveshja parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, projekte të përbashkëta zhvillimore e hulumtuese, seminare dhe tryeza diskutimi në fushën e edukimit parashkollor.

 

Share: