Studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale realizuan vizitë pune në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli”

20 Dhjetor 2022

Studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale, programi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve në kampusin e Gjakovës, zhvilluan aktivitet me rastin e festave të fundvitit në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” me klasën parafillore.

Pjesë e aktivitetit ishte përgatitja e kartolinave nga ana e fëmijëve për urimin e festave të fundvitit, përpos kësaj studentet e Kolegjit AAB dhuruan kartolina për fëmijët e kësaj shkolle.

Share: